Shpifjeve dhe ofendimeve nga Milaim virus Zika, Frashëri i’u përgjegj me dy grushta

Shpifjeve dhe ofendimeve nga Milaim virus Zika, Frashëri i’u përgjegj me dy grushta. Gabim. Jo gabim pse vetëm dy e jo më tepër (pranojeni se intimisht të gjithë kemi thënë “mirë ja bëri” dhe “uh pse s’ra përtej gilinderave”). Gabim, se dhuna s’ka vend në politikë e edhe më pak në audiencë televizive. Gabim, sepse ipet shembull i gabuar sidomos para të rinjve se kështu zgjidheshkan punët. Gabim, sepse legjitimon dhunën e gjithë pas luftës të atyre që kontraktuan Milaim virus Ziken për të relativizuar krimet e tyre.

Më vjen keq Frashër, ishte gabim; lehtë e kam unë pranë kompjuterit të gjejë gabime se nuk e di me qenë në lëkurë të Frashërit se sa I madh kishte me qenë gabimi im.

Opinion nga: Fidan Klinaku


Leave a comment