Program i madh festiv për 1 Qershor në Vushtrri

Program i madh festiv është paraparë të mbahet në qytetin e Vushtrrisë me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe zyrën e kryetarit të komunës së Vushtrrisë kanë marr vendim që “Festa e Abetares” të festohet së bashku me të gjithë nxënësit e klasave të para në Palestrën e Sporteve “Jeton Tërtena – Tota” në Vushtrri, raporton VushtrriaPress.

Të gjithë nxënësit e klasave të para do të mblidhen fillimisht te sheshi “Adem Jashari” prej orës 12:00, ku çdo shkollë pjesëmarrëse do të mbajë një parrullë me mbishkrim të emrit të shkollës, ndërsa program zyrtar do të filloj prej orës 13:00 në Palestër.
Nxënësit e klasave të para do jenë vetëm shikues, pasi programin e udhëheqin artistë të ndryshëm.
Sipas organizatorëve, në fund të programit të gjithë nxënësit së bashku do të këndojnë këngën “Abetare, abetare”, dhe do të bëhen foto me klasa dhe me kryetrain e komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakun./vushtrriapress/

Leave a comment